Javën e shkuar, Murati u deklarua vetëm për Olën në emision, duke treguar se ka një pëlqim shumë të fortë ndaj saj.

Gjatë takimit të tyre në plazh, teksa ishin duke u përkëdhelur dhe prekur me njëri-tjetrin, Murati bëri këtë deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë.

Më pas në emision ai tha se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit. Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muartin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër.

Mirëpo teksa të gjithë mendojnë se Ola dhe Murati mund të jetë një çift në të ardhmen, Ola ka hedhur sot dyshime të forta për tradhti. Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit.

Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit dhe kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.

Mirëpo Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Këtë gjë e konfirmoi edhe Atdheu, i cili tha se e njeh ortaken e Muratit. Megjithatë Ola nuk u qetësua nga fjalët e Muratit dhe tha se do të shkojë në biznesin e tij për ta vërtetuar këtë gjë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA