Shumica dërrmuese e 17 rajoneve të Spanjës lehtësuan kufizimet mesnatën e së shtunës, ndërsa infeksionet vazhdojnë të ulen dhe përhapja e vaksinimeve të BE paraqitet në një ritëm të kënaqshëm.

Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, njerëzit vallëzuan dhe kënduan në rrugë pa maska, në skena që i ngjajnë festimeve të Vitit të Ri.
Policët lokalë u detyruan të lëviznin qytetarët nga sheshi qendror i qytetit, Puerta del Sol dhe të ruanin rendin, në këto grumbullime masive.

Në Barcelonë, njerëzit u drejtuan drejt plazhit, në mes të natës, për të festuar fundin e mbylljes gjashtë-mujore.

Fotografitë tregojnë çiftet, duke u puthur në rrugë, të gëzuar për lirinë që u kishte munguar.
Vendimi për të lehtësuar kufizimet e koronavirusit do të thotë që njerëzit në Spanjë tani mund të udhëtojnë midis rajoneve të ndryshme.

Restorantet dhe baret mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 11:00, megjithatë në një tavolinë nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër persona dhe kosumimi i ushqimit në ambiente të mbyllura kufizohet në 30%.

Me qëllim frenimin e një valë të dytë të Covid, qeveria vendosi shtetrrethim mbarëkombëtar pas orës 23:00 si dhe ndaloi udhëtimet brenda rajonit.

Tashmë, secila prej 17 rajoneve të Spanjës duhet të kërkojë individualisht miratimin nga gjykatat lokale për masat e reja anti Covid. Qeveria rajonale e Vendit Bask, ka kërkuar të mbajë kufizimet në fuqi.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA