Ajo ka humbur 44 kilogramë dhe pamja e saj i ka bërë kuriozë të gjithë, ndaj edhe kompani të njohura në botë kanë kërkuar ekskluzivitetin e imazhit të saj për të reklamuar produktet e tyre.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore, Adele, ndryshimi i së cilës bëri bujë të madhe në mediat e mbarë botës dhe është diskutuar gjatë.

Së fundmi, trajneria e saj, Camila Goodis tregoi për “Us Weekly” më shumë detaje rreth regjimit të saj.

“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura është se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të”, u shpreh instruktorja personale e Adeles.

“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse nuk ha mirë, nuk ke për të pasur rezultate”, përfundoi ajo.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel