Tjetër “freestyle” nga Don Xhoni/ Këngëtari zbulon datën e publikimit dhe i dedikon fansave një falenderim të veçantë

07/05/2021 15:45

“Make a pose” është “freestyle” që e bëri Don Xhon të njohur ndërkombëtarisht.

Kënga e stilit të lirë është dëgjuar miliona herë në botë, u bë trend në “TikTok” dhe u ripunua nga këngëtarë të tjerë.
Vetë Doni, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram, tregon se ky vit ka qenë më i suksesshmi dhe më i rëndësishmi në karrirën e tij. “Jom shumë i lumtur qe po e shoh progresin tem kaq t’shpejt që e kom bo përgjate këtij viti të parë t’karrieres tem, ani pse ka qene dhe vazhdon t’jetë ni kohë shumë e rënde për industrinë e muzikës (dhe shume industri tjera patjetër) për shkak te pandemisë, unë prap motivin edhe vullnetin n’punë e kom komplet njejte, asnihere si kom kalkulu t’hyrat qe i kom hup vazhdimisht tu nxjerr kaq shume projekte qe ne nji situatë normale kishin me u shpagu shumëfish.

Faleminderit Zot qe ma ke jep mundësinë me tregu ata qe di me bo ma s’miri, faleminderit krejt juve qe po m’jepni arsyeje pse duhna me bo muzike t’mire edhe pse mos mu nal asniherë..

Ai tregon se “freestyle” i ri është gati dhe të gjithë do të mund ta dëgjojnë në 15 maj dhe premton se nuk do të ndalet së prodhuari, ndërkohë që nuk mungojnë ironitë. “Kshtu qe rrini gati, kom me jep shume, nuk kom mu ndiku n’asnji faktor qe me e ndal prodhimin e muzikës, pa marr parasysh situatës, ju keni me vazhdu me ni shumë sene, e sa i përket kësaj industrie t’flliqt e plotë njerzve qe janë t’involvum ktu, Xhonin e mahalles kurr s’keni me flliq”.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA