Në pjesën e fundit të takimit mes Aristelës dhe Princit, ky i fundit me anë të një surprize është deklaruar për të.
Ndërsa po shikonin një film në led wall,papritur gjithçka shkëputet dhe publikohet deklarata e tij.
Por Aristela nuk ia ka kthyer duke kërkuar kohë për ta njohur më shumë.
Princi: Kam dyshimet e mia që dua të më hiqen pasi nuk e di nëse ke diçka me Blerimin apo po e bën për të më bërë mua xheloz. Nuk e shikoj dot veten me asnjë tjetër aty në emision, prandaj aty jam vetëm për ty. Dua që të kthehesh e të më përqafosh.
Aristela: Më pëlqeu shumë, nuk do bëja kurrë diçka për hatër të publikut. Në lidhje me blerimin nuk ka pasur asnjë gjë, veç aparencës. Ai është dyshim kot,
Princi: S’dua që të dalësh më me askënd tjetër.
Aristela: Në rregull.
Princi: Kam një dyshim por do të hiqet me kalimin e kohës.
Aristela: E vlerësoj, më pëlqen si deklaratë por jam duke e njohur, nuk dua të deklarohem. Momentalisht jam e fokusuar tek Princi.
Top Channel