“Me atë këngë tregon se është homoseksual”, Aleksi i përgjigjet deklaratës së fortë të Rezart Veleshnjës

06/05/2021 09:46

Aktori i njohur Rezart Veleshnja bëri një deklaratë të fortë për kolegun e tij Aleks Seitaj duke komentuar një prej projekteve të tij parodi.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Veleshnja tha se Aleksi tregoi se është homoseksual me projektin e fundit që nuk duhet të dëgjohet nga adoleshentët.

“Në anglisht nuk do e kenë për turp këta, sepse fëmijët e hapin në Youtube, gjë që e ka bërë ai djali. Njeriu pëson trauma, pëson gjëra. Mbase ai në atë këngë tregon që është homoseksual. Unë kam shok gay, i pranoj. Tani që ne i pranuam këta tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vetë, nuk është e nevojshme të ma thuash këtë gjë”, tha Rezarti.

Aleksi nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë dhe i ka dhënë kolegut të tij një përgjigje publikisht. Aktori i humorit tregon se në fakt parodinë në fjalë ai e ka bërë për të gjithë personat që jetojnë jashtë shtetit dhe askush nuk ka pasur akses në të nën moshën 18 vjeç.

“Më vjen gjynah që një aktor paragjykon një tjetër aktor duke dalë në konkluzione për seksualitetin për jetën personale. Unë nuk kam dal si Alex atje të këndoj një këngë personale të jetës sime, unë kam qëndruar në petkun e personazhit. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe kur Rezi ka dalë dhe ka luajtur personazhe grash dhe ka flirtuar në skenë me aktor të tjerë do të thotë që ka ndonjë gjë në jetën e tij personale? Absolutisht jo! Por mesa duket kur e bëj unë na paska.

Unë këtë këngë e ka postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ata ta shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq.

Unë se kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit. Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi. Gjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë. Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë. Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, shprehet Aleksi.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA