Në prill, Tottenhami i tregoi derën Jose Mourinhos. Bashkëpunimi u ndërpre për shkak të rezultateve jo të mira dhe skuadra i është besuar deri në fund të sezonit 29-vjeçarit Ryan Mason.
Drejtuesit e klubit kanë nisur të kërkojnë për trajnerin e ri dhe në listë është përfshirë Giampiero Gasperini. Tekniku nga Gruliasco që është ideatori kryesor i Atatalntës spektakolare të 3-4 sezoneve të fundit, shihet si njeriu i duhur për të marrë drejtimin e “Spurs”-ave.
Tottenhami dëshiron një trajner që të jetë i aftë të lërë gjurmë dhe Gasperini konsiderohet si ideali për të ndryshuar lojën e ekipit për t’i dërguar tek një trofe, që londinezëve u mungon nga viti 2008, kur fituan Kupën e Ligës. Për momentin, Atalanta as nuk kërkon të dëgjojë oferta për teknikun 63-vjeçar, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2023, kur ka edhe opsionin e rinovimit për një tjetër vit.
Vetë trajnerit do t’i pëlqente të ishte pjesë e Premier Leagues për herë të parë në karrierën e tij, por për momentin vështirë të bindet klubi i Atalantës, pra rruga nuk është e thjeshtë për kalimin e Gasperinit në Londër. Tottenhami ka edhe planin B, aty ku ndodhen emrat e Maurizio Sarrit dhe Marcelino Garcia Toralit.
Top Channel