Në fillimet e tij në politikë, në vitin 2005, Lulzim Basha tërhoqi vëmendjen për pasurinë e pajustifikuar. Pronat e patundshme, llogaritë bankare dhe sendet e luksit kapnin vlerën e rreth 900 mijë dollarëve. Ai u justifikua me pagën në Gjykatën e Hagës dhe UNMIK.
“Jo që kanë qenë rroga spektakolare sic thotë dikush me dhjetëra mijëra dollar, rrogat kanë qenë nga 1500 dollarë deri rrogat e zyrtarëve më të lartë 5-6 mijë dollar” u shpreh Tomë Gashi, avokat.
Basha deklaronte një pagë vjetore 80 mijë dollarë. Nëse e llogarisim periudhën mes viteve 1999-2004 kur shërbeu në Hagë dhe UNMIK, të ardhurat e Bashës shkojnë në 480 mijë dollarë. Ai deklaron pagën e bashkëshortes për të njëjtën periudhë 52 mijë euro në vit, ose 63 mijë dollar. Në total, të ardhurat e tyre për periudhën e raportuar 1999-2004 shkojnë 860 mijë dollar.
Ndërkohë Basha deklaron asete me vlerë 900 mijë dollarë. Lideri i opozitës nuk i justifikon pasuritë referuar të ardhurave. Pa harruar këtu edhe shpenzimet për jetësën në këto 6 vite të raportuara. Vitet pasardhëse Basha deklaron kryesisht të njëjtat pasuri, shtuar këtu pagat në detyrat e tij dhe bashkëshortes.
Bie në sy pasioni i kryedemokratit për sendet e luksit. Ai deklaron pikturë me vlerë 6.500 euro, dy orë dore me vlerë 5.200 dhe 4.500 euro, unazë diamanti 11.500 euro, servis porcelani 6.800 euro dhe automjet 72.000 euro. Basha deklaron disa apartamente, llogari bankare dhe troje.
Emisioni i plotë:
Top Channel