Protesta të dhunshme në Hagë, policia shpërndan forcërisht tubuesit e ekstremit të djathtë

19/09/2026 21:42

Haga u kthye në një arenë dhune dhe përleshjesh të shtunën, pasi një manifestim i krahut të djathtë ekstrem ka dalë jashtë kontrollit.

Tubimi i titulluar “Ne Jemi Populli”  i cili ishte thirrur për të kundërshtuar politikat e qeverisë ndaj azilit dhe emigracionit masiv, u bllokua nga autoritetet lokale

Situata u tensionua kur turma nisi të shfaqte simbole ekstremiste, të bënte përshëndetje naziste dhe të brohoriste thirrje antisemite. Për të rivendosur rendin, policia e hipur mbi kuaj dhe njësitë speciale përdorën shkopinj gome, qen të stërvitur dhe për pak kohë aktivizuan topat e ujit për të shpërndarë protestuesit.  

Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, reagoi menjëherë duke u shprehur se “Është jetike që të merren masat më të forta të mundshme ligjore ndaj kësaj skene.”

Ky shpërthim dhune dëshmon sërish për tensionin e lartë social dhe politik që po kalon vendi përsa i përket çështjes së menaxhimit të flukseve migratore në Europë.

 

Top Channel