Selena Gomez, Princi Harry, Jennifer Lopez dhe shumë yje të tjerë u shfaqën në koncertin e organizuar nga lëvizja ‘Global Citizen’, “Vax Live: The Concert To Reunite the World”, që do të publikohet fundjavën e ardhshme, për një shpërndarje të barabartë të vaksinave anticovid.

Por Meghan Markle, bashkëshortja e Dukës së Sussex nuk ishte e pranishme në ngjarje.

Arsyeja është se dukesha e Sussex është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe duke qenë se akoma jemi të përfshirë në gjendjen e krijuar nga COVID-19 e duke u bërë tubime të mëdha, është akoma një gjë e rrezikshme.

Meghan dhe Harry nuk kanë zbuluar deri më tani nëse janë vaksinuar për koronavirus.

Harry në anën tjetër bëri një fjalim duke bërë thirrje për udhëheqësit që të ndihmonin sa më shumë njerëz të vaksinoheshin.

“Ne gjithashtu po bashkohemi sepse kjo pandemi nuk mund të marrë fund nëse nuk veprojmë kolektivisht me një angazhim ndaj njerëzve tanë. Vaksina duhet të shpërndahet te të gjithë kudo. Ne nuk mund të pushojmë ose të shërohemi vërtet derisa të ketë shpërndarje të drejtë në çdo cep të botës. Misioni para nesh është ai që nuk kemi mundësi ta dështojmë dhe kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë sonte. Duhet të pranohet si një e drejtë themelore për të gjithë dhe ky është vetëm fillimi.

“Askush prej nesh nuk duhet të jetë i qetë duke menduar se mund të jetë mirë kur kaq shumë të tjerë vuajnë. Në realitet, dhe sidomos me këtë pandemi, kur ndonjë vuan, të gjithë vuajmë. Ne duhet të shohim përtej vetes me ndjeshmëri dhe dhembshuri për ata që i njohim dhe për ata që nuk i njohim. Ne duhet të ngremë lart gjithë njerëzimin dhe të sigurohemi që asnjë person ose komunitet të mos mbetet pas. Ajo që ne bëjmë në këtë moment do të qëndrojë në histori dhe sonte, ne qëndrojmë në solidaritet me miliona familje në të gjithë Indinë që po luftojnë me një valë të dytë shkatërruese të virusit”, tha Harry.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA