Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 48-vjeçarit, i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një 30-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkozë, ndërsa pas atij momenti autori u përpoq të arratisjen, për t’u arrestuar disa orë më vonë.

I plagosi ndodhet në spital, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA