Melisa dhe Andi se fundmi konfirmuan lidhjen permes dedikimeve per njeri-tjetrin dhe nje puthjeje ne klip. Melisa shprehej se Andi është e gjithë bota për të ndërsa ai e quajti “E shtrenjta ime”.

Për lidhjen e tyre ka reaguar edhe Fationi, ish-konkurrenti me të cilin Melisa pati disa takime shumë të komentuara, derisa Fationi e akuzoi Melisën se kishte lidhje me një konkurrent brenda programit.

Në një postim në Instastory, Fationi i ka uruar më të mirat çiftit, por duke u shprehur se është i lumtur vetëm për një gjë.

“S’dua të merrem më me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që dhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thoja të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën.

Mori vesh që unë s’i kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA