Shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e BE ndonëse janë të vaksinyar dhe vendi ynë tanimë konsiderohet me një situatë epidemiologjike të mirë.

Komisioni Europian i ka propozuar vendeve anëtare të BE të lehtësojnë masat kufizuese dhe të lejojnë të lëvizin personat që janë të vaksinuar ndaj Covid-19. Por, do të mund të lëvizin vetëm ata persona që e vërtetojnë se e kanë kaluar Covid-19 dhe ata që kanë krijuar imunitet me vaksina të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave. EMA deri më tani ka dhënë OK-in e saj vaksinave të kompanive Pfizer/ Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Vaksina ruse, Sputnik është duke pritur sakaq verifikimin nga EMA, dhe dritën e saj jeshile për përdorim edhe në BE.
Shqiptarët janë vaksinuar me Pfizer kryesisht mjekët, me Astrazeneca mësuesit dhe pjesa dërmuese është vaksinuar me coronavac te kompanisë kineze Sinovac, e cila nuk është marrë në shqyrtim nga EMA dhe disa te tjerë me vaksinën Sputnik me te cilën do tu lejohet te udhëtojnë pasi është marrë ne shqyrtim nga EMA dhe pritet miratimi i saj.

Ministria jonë e shëndetësisë ende nuk ka një përgjigje ne lidhje me lëvizjen e qytetarëve qe kanë kryer coronavc, ndonëse janë vaksinuar te moshuarit te cilët duan te shkojnë te takojnë fëmijët qe jetojnë jashtë.

E vetmja përgjigje është se të mërkurën pritet të mblidhet komiteti i ekspertëve për të lehtësuar ose jo masat e ndërmarra 10 ditë më parë. P.sh. Emigrantëve që vinin nga Greqia apo Maqedonia deri të hënën në 12 të natës duhet të bënin 14 ditë karantine, pasi këto dy vende u konsideruan me risk të lartë.

Ndërkohë që kjo nuk vlen për ata që kanë hyrë këtë të martë, sepse vendimi aq e kishte fuqinë dhe ka skaduar në mesnatën e kaluar. Burime për Top Channel thonë se po diskutohet edhe ora policore, por kjo mbetet për tu parë, pasi pritet një tjetër fluks të prekurish në mesin e muajit maj, për shkak të mos respektimit të masave gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA