Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Almeda Abazi ndoshet në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Artistja, e cila jeton në shtetin turk, është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, së shpejti do të mirëpresin një vajzë.

Bukuroshja me prejardhje shqiptare ka ndarë së fundmi një imazh, në të cilin bën të ditur se është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

“Nëntë muaj shtatzënë”, ka shkruar ajo.

Bashkangjitur imazhit zbulon se sonte në orën 18:00 do të bëjë një surprizë për fansat, me publikimin e një videoje.

Almeda dhe Tolga kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2017, ndërsa kanë edhe një djalë të quajtur Efehan.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA