“Po jam xheloz”, Bearti rrëfehet si asnjëherë më parë: Producentë të jashtëm më kanë shkruar të…

24/04/2021 16:00

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi, kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tyre të papritur.

Teksa dukej se gjithçka shkonte shumë mirë mes tyre, e madje ndodheshin me pushime në Turqi, ata zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes.

Pas ndarjes, Tea dha intervistën e parë ku e cilësoi marrëdhënien me Beartin si toksike. Sipas saj, ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj. Ish-konkurrentja u shpreh gjithashtu se Bearti e ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit.

Djali nga Kosova u zhgënjye shumë nga kjo intervistë e Teas dhe vendosi që të reagonte. Ai e pranoi që ka qenë xheloz, duke shtuar se vetë ajo ka bërë gabime të tjera gjatë rrugëtimit të tyre të dashurisë.

Ndërsa së fundmi, Bearti ka dhënë një intervistë për “Prive” ku ka folur mbi jetën e tij si beqar dhe çfarë nuk shkoi mirë me Tean. Ai e konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie, sepse sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

Ndërsa i pyetur për një lidhjeje të re, Bearti u shpreh se nuk është ende i gatshëm, por të ardhmes nuk i dihet. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” foli edhe për ofertat që ka marrë nga reality show të famshëm si “Too Hot To Handle” apo “Love Island”.

“Gjithçka ja ka nisur për shkak të TikTokut, sepse eci shumë mirë, brenda 2 muajsh unë bëra 500 mijë ndjekës. Më kanë shkruar shumë producent të jashtëm për ‘Love Island’ dhe ‘Too hot to handle 2’, por unë në atë kohë nuk i kam marrë me shumë seriozitet. Nuk më ka interesuar kurrë vëmendja e madhe”, tha Bearti.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel