27/11 17:23
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, prej gati një viti është në një lidhje dashurie. Vitin e kaluar ajo zbuloi se ishte në një lidhje me producentin, Keyan Safyari.
Edhe pse ka vendosur që ta bëjë publike romancën e saj, Bebe nuk preferon që të postojë shumë foto e video me partnerin në rrjetet sociale. Por së fundmi, këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit një video në “Instastory” ku shfaqen duke u puthur.
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Bebe ka treguar se Keyan është shumë i dashur dhe mbi të gjithë mirëkuptues.
Top Channel