Modelja 29-vjeçare, Priscilla, shpreson që ngjashmëria e saj me këngëtaren e famshme Rihanna t’i sjellë asaj çmimin e madh në konkurrimin Miss BumBum.

Modelja nga Brazili thotë se Rihanna është frymëzimi i saj dhe beson se i ngjan shumë këngëtares me famë botërore, si prej tipareve të saj fizike si dhe aspiratave.

Bukuroshja do të konkurrojë me 27 bukuroshe të tjera nga Amerika Latine dhe njihej më parë për ngjashmërinë me këngëtaren.

“Rihanna është një grua e vendosur dhe frymëzuese, arritjet e saj më frymëzojnë të mos heq dorë nga ëndrrat e mia”, është shprehur Priscilla.

Priscilla do të konkurrojë së bashku me Carla Jolia, teksa kjo e fundit thotë se përfaqëson nënat në kompeticion: “Unë besoj se të gjitha gratë janë të bukura, secila me veçantitë e saj.”

Kompeticioni Miss Bumbum mbylli dje regjistrimet e reja dhe njoftoi se votimet nisin më 1 maj në faqen e saj të internetit.

Pas fazës eliminatore, 15 finalistet do të marrin pjesë në eventin në São Paulo në korrik.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA