Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Që prej bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën, Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale.
Partnerja e këngëtarit Ledri Vula ndan shpesh me ndjekësit e saj foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.
Kanë kaluar katër muaj nga lindja e Poem Blu dhe megjithëse në rrjete sociale është shfaqur me forma thuajse “perfekte”, Sara i ka këshilluar ndjekësit e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në Instagram.
Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar, siç tregon ajo në një video.
Megjithatë, sekreti i pozave të Instagramit është thithja e barkut, për t’u dukur sa më mirë thjesht në një shkrepje.
“Ky është barku i vërtetë”- thotë Sara duke qeshur krahas videos së saj.
Top Channel