Sara Hoxha tregon barkun 4 muaj pas lindjes së Poem Blu: Mos besoni çdo gjë që shihni në Instagram!

18/04/2021 09:56

Që prej bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën, Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale.

Partnerja e këngëtarit Ledri Vula ndan shpesh me ndjekësit e saj foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Kanë kaluar katër muaj nga lindja e Poem Blu dhe megjithëse në rrjete sociale është shfaqur me forma thuajse “perfekte”, Sara i ka këshilluar ndjekësit e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në Instagram.

Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar, siç tregon ajo në një video.

Megjithatë, sekreti i pozave të Instagramit është thithja e barkut, për t’u dukur sa më mirë thjesht në një shkrepje.

“Ky është barku i vërtetë”- thotë Sara duke qeshur krahas videos së saj.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel