Maskat mësyjnë kompanitë në Tiranë, vjedhin shuma të mëdha parash. Policia jep detajet edhe për 4 arrestime

15/04/2021 09:32
Foto Ilustruese

Aksioni i dy ditëve të fundit të policisë së Tiranës a çuar në pranga disa persona. Policia njofton se në ambientet e dy kompanive grabitësit kanë hyrë dhe kanë mundur të marrin shuma të mëdha parash.

Ndërkohë policia është duke punuar për kapjen e autorëve. Po ashtu është bërë i mundur arrestimi i katër personave, dy prej tyre akuzohen për vjedhje dhe një pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe një tjetër sepse është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa në datë 13 një 30 vjeçar ka bërë një kallëzim në polici, se në rrugën “Gramoz Pashko”, dy persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta. Policia është duke vijuar punën për kapjen e tyre.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit A. Th., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi i shtetasit të mitur me iniciale M. B., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi gjatë natës ka kryer 2 vjedhje. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit K. S., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. R., 49 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 13.04.2021, shtetasi E. R., 30 vjeç, kallëzon se në rrugën “Gramoz Pashko”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, e kanë goditur me sende të forta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 14.04.2021, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në zyrën e shtetasit L. Sh., brenda ambienteve të një kompanie, kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 14.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Gj., 48 vjeç,  pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur rojen e një parkingu.

Më datë 14.04.2021, në rrugën “Egnatia”, persona të paidentifikur, në ambientet e kompanisë me administrator shtetsin L. J., kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 15.04.2021, në parkingun e një lokali, dy persona ende të paidentifikuar, kanë marrë me dhunë një mjet dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA