Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025 Miqësia dhe ‘armiqësia’ mes Ana Lleshit dhe Shqipe Hysenajt është vazhdimisht në qendër të vëmendjes nga ndjekësit.
Kur ishin pjesë e “Për’puthen”, dy vajzat kanë pasur shpesh debate të ashpra me njëra-tjetrën. Por, pas daljes në emisioni, ato janë parë bashkë dhe në debatet e “Trotuar”, në “E Diell”, janë shfaqur të afërta.
Pas gjithë diskutimeve për mosmarrëveshjet mes tyre, një ndjekës e pyet Anën në “Instagram”: “Noizy me Stresin po bëjnë paqe, bëj dhe ti me Shqipen e të hyjmë në Bashkimin Europian pastaj”.
Pasi lexoi komentin, ish-konkurrentja u përgjigj me të qeshura për këtë epik: “Nuk e di dmth, nuk kam fjalë, kam qeshur me lot dhe kur e lexova. Nuk jam në luftë me askënd. Nëse dsikush është në luftë me mua, e ka problemin me veten, jo me mua. Por, jemi në paqe me Shqipen”.
Top Channel