45 minuta ka zgjatur takimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias me presidentin turk Rexhep Tayyp Erdogan në pallatin presidencial në Ankara nën prezencën edhe të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pa u bërë ende publike detaje të këtij takimi.

Menjeherë pas tij, kryediplomati grek ka hyrë në takimin e dytë me homologun turk dhe rreth orës 7 të pasdites ora greke priten deklaratat e përbashkëta për shtyp.

Siç kanë bërë me dije burime qeveritare, dy ministrat pritet të trajtojnë në bisedën e tyre marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në veçanti, pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, politike dhe ekonomike, si dhe zhvillimet ndërkombëtare me një theks te vecante në marrëdhëniet BE-Turqi, duke përfshirë çështjen e emigracionit,por dhe zhvillimet rajonale në Libi dhe Siri.
Për më tepër, ata pritet të diskutojnë çështjen e Qipros në funksion të konferencës së ardhshme joformale mes pesë paleve te interesuara,nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë.

Vizita e Nikos Dendias në Ankara do të përfundojë në mbrëmje me një darkë për nder të diplomatit grek nga Mevlüt Cavusoglu, një darkë agjërimi të “iftarit”, pasi ka filluar Ramazani. Ministri Grek shoqërohet në Ankara nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, i ngarkuar me diplomacinë ekonomike, Kostas Frangogiannis.

Vizita e Dendias në Ankara ishte parashikuar para disa ditësh, por vetëm dje në mbrëmje është shtuar në axhende takimi me presidentin Erdogan.

Megjithëse dukej se mes fqinjëve kishte filluar një lehtësim i tensioneve të përbashkëta, orët e fundit presidenti turk bëri dy deklarata që shkaktuan shqetësim në Athinë.

Nëse na duhet të ndërhyjmë në Qipro,tha ai , anijet tona janë gati, ndërsa sa i përket reagimeve greke për memorandumin e Turqisë me qeverinë e Tripolit për ZEE mes tyre , ai ka theksuar se Greqia nuk ka të drejta në Libi dhe as mundësi eksplorimi dhe shpime.

Gjithësesi vizita e Dendias është e para midis funksionarëve të dy vendeve pas një viti të trazuar për emigracionin në kufijtë tokësore e detare dhe për pretendimet për ZEE, që çoi dy fqinjët deri pranë përplasjes ushtarake, duke tensionuar edhe marrëdhëniet e Ankarasë me të gjithë Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA