Gjykatësi britanik-shqiptarit: Turp që s’punoni në Shqipëri, por përfshiheni këtu në kriminalitet Shumë qytetarë enden gjykatave civile të mashtruar nga sipërmarrës të cilëve ju paguajnë shuma të konsiderueshme për banesa që nuk janë bërë asnjëherë të tyret.
I tillë është edhe rasti i Vjollca Hoxhollit e cila u shpall fajtore nga gjykata.
Vjollca Hoxholli u dënua me gjashtë vite burgim bazuar në denoncimet e katër qytetarëve, ku njëri prej tyre Viktor Kasneci mbasi pagoi 455 mijë euro dhe lidhi një kontratë porosie për dyqane dhe apartamente u zvarrit nga Hoxholli derisa ajo e mashtroi për herë të dytë.
U kërkova çiftit Hoxholli likuidimin u shprehën KASNECI dhe ata më premtuan se djali i tyre kishte hapur një kompani tjetër ndërtimi dhe për ta mbyllur detyrimin më premtuan dy vila me kushtin që tu paguaja 100 mijë dollarë. Por i dyshuari tjetër Dorjan Jata u largua në Francë dhe vilat nuk u ndërtuan kurrë.
Skema që përdorej ishte ajo e kontratës së sipërmarrjes dhe rasti më i rëndë është i një qytetareje e cila pasi pagoi blerjen e një apartamenti, në shtëpinë e saj u paraqit një qytetar tjetër për të cilën Hoxholli kishte thënë se ishte me qera dhe s’duhej të jetonte më nën të njëjtën çati.
Top Channel