Shkollat e mesme janë rihapur në të gjithë Greqinë falë testeve të shpejta që mbushën farmacitë e vendit përpara disa ditësh.
Banorët kanë të drejtën e një testi të tillë falas në javë si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar hovin e infektimeve të reja she shtrimeve në spital. Përparësi po u jepet fillimisht mësuesve dhe nxënësve të shkollave të mesme të moshës 16-18 vjeç.
Atyre që kthehen në shkollë, do t`u kërkohet ta bëjnë testin dy herë në javë. Greqia ka qenë nën masa kufizuese që përfshinin edhe izolimin, që nga fillimi i muajit nëntor. Përgjatë kësaj kohe, shumica e shkollave kanë qëndruar të mbyllura edhe pse u rihapën shkurtimisht për disa javë në fillim të këtij viti. Greqia ka qenë nën kufizime të tipit bllokim që nga fillimi i nëntorit dhe shkollat janë mbyllur për shumicën e kohës që nga ajo kohë, megjithëse ato u rihapën shkurtimisht për disa javë në fillim të këtij viti.
Por megjithë kufizimet e lëvizjet, ato të tubimeve, apo mbylljen e bareve, restoranteve dhe dyqaneve për muaj me radhë, rastet e infektimeve në vendin sërish e vazhduan rritjen, dhe aktualisht, spitalet janë nën një trysni të madhe e shumë njësi të kujdesit intensive punojnë me kapacitet të plotë.
Top Channel