Pas daljes nga emisioni “Për’puthen”, Ana Kauri vijon të ketë vëmendjen e publikut për jetën e saj private.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Ana ndau një pjesë të skeçit “Pallati 176” në “Instastory” dhe pyeti se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë.
Teksa ndjekësit tregonin eksperiencat e tyre, dikush e pyeti ish-konkurrenten në lidhje me jetën e saj sentimentale.
“Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”- shkruan ndjekësi, teksa Ana ia kthen: “Rrugës jam dhe unë”, duke lënë shumë vend për dyshime.
Ndërkohë kujtojmë se prej disa javësh po aludohet për një lidhje të mundshme mes Anës dhe Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent në “Për’puthen”. Gjatë emisionit, ata shfaqën pëlqim për njëri-tjetrin dhe realizuan takime, të cilat u ndërprenë për shkak të daljes së Fationit nga emisioni.
Top Channel