Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, prej disa muajsh është në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të shumta që kanë ndodhur me të.

Fillimisht ajo u sulmua ashpër nga publiku për mashtrimin që i bëri, duke dalë nga emisioni bashkë me Andin, ku nga ana tjetër ishte e lidhur me Beartin. E teksa dukej se mes tyre çdo gjë shkonte mirë, erdhi edhe lajmi i ndarjes.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, Tea ia ka dalë të “mbijetojë”. Ajo vijon që të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku me ndjekësit ndan momente të ndryshme nga përditshmëria, si dhe herë pas here bashkëbisedon me to.

Një ditë më parë, ish-konkurrentja u është përgjigjur pyetjeve pikante të ndjekësve. Madje një fans ka dashur që të njohë mamanë e Teas, pasi i ka kërkuar një foto me të. Ajo nuk ka ngurruar dhe ka ndarë me ndjekësit një imazh të mamasë së saj, e cila duket mjaft e re.

Nga ana tjetër, dikush e ka pyetur se si është ndjerë familja e saj pas lajmeve të bujshme që kanë lexuar për të?.

“Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më brendësisht se publiku dhe më kanë mbështetur shumë”, ka thënë ajo.

Ndërsa në ndryshim nga ish-i dashuri Bearti, i cili lidhjen me Tean e kishte më të gjatën nga marrëdhëniet në jetën e tij, për Tean lidhja e tyre ka qenë më e shkurtra.

“Më e gjata rreth 2 vite e gjysmë. Më e shkurtra kjo e fundit”, ka treguar ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel