Liverpooli fitoi ndeshjen e tretë radhazi në Premier League dhe brenda pak javësh katapultohet pranë në zonës Champions, edhe pse ndjekësit më të afërt, kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Skuadra e Jurgen Kloppit triumfoi në frymën e fundit me përmbysje ndaj Aston Villas, që edhe pse kaloi e para në epërsi nuk mundi të dilte e pikë nga “Anfield”.
Takimi u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Ollie Watkins, që befasoi vendësit me një goditje të saktë brenda zonës. Liverpooli barazoi shumë shpejt me Firminhon, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje milimetrik të Jotas, ndër ndërtimin e aksionit.
Gjithsesi, “The Reds” e gjetën golin e barazimin me Salah, që shtyu drejt portës topin kthyer nga portieri pas tentativës së Robertson. Liverpooli e kërkoi me ngulm golin e fitores dhe e gjeti në minutën e parë shtesë me Trent Alexander-Arnold, që I dha një sinjal edhe trajnerit të Anglisë, Southgate, që e ndoqi nga afër këtë takim.
Fitore e thellë 1-4 e Chelsea-t në fushën e Crystal Palace, që u jep mundësi bluve të Londrës të ruajnë në vendin e katërt në Premier League. Praktikisht, skuadra e Tuchel e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë me golat e Havertz, Pulisic dhe Zouma. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan golin e nderit me Benteke, por për Chelsea-n shënoi sërish Pulisic për golin e rezultat përfundimtar 1-4
Top Channel