Zgjedhjet e 25 prillit/ Sondazhi i IPSOS: 45% do të donin që të drejtoheshin nga Edi Rama, 38% nga Lulzim Basha

08/04/2021 23:03

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.

Ndërkohë që 45% do të donin që vendi të drejtohej nga Edi Rama në muajin prill, një rritje e ndjeshme nga muaji mars kur 39% donin të drejtoheshin nga Rama. Përmirësim të dukshëm ka pasur edhe PD, e drejtuar nga Lulzim Basha e cila është rritur nga 33 në 38%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA