Beqarja e famshme tregon si ka ndryshuar stili i takimeve e njohjeve gjatë pandemisë (fotot)

08/04/2021 16:25

Jana Hocking, prezantuese radiofonike nga Australia dhe eksperte e vetëshpallur e lidhjeve intime, pretendon se jeta e njohjeve të reja ka ndryshuar shumë që prej nisjes së pandemisë.

Ajo thotë se izolimi e ka bërë më shumë dembele, duke qëndruar me tuta në shtëpi, për të parë programet e preferuara televizive.

Prandaj dhe në aspektin e njohjeve të reja Jana Hocking ka vendosur se nuk do të udhëtojë më shumë se 10km për takime të reja në kërkim të dashurisë.

Ajo thotë: “Mbrëmë po shikoja aplikacionet e njohjeve të reja dhe zbulova diçka të re për veten time, për të cilën nuk jam krenare. Isha në formë për një takim. Pashë një djalë të mirë që më doli gjatë kërkimit por mendimi i parë që erdhi në kokë ishte, ‘Qenka shumë larg, nuk udhëtoj dot deri në anën tjetër të qytetit’.”

“Por kur mendova përse jam bërë kaq lokaliste, e kuptova është një nga efektet e një viti distancimi social”.

Dhe në fakt nuk është vetëm Jana që ndjehet dembele për të takuar djem të rinj, sipas një studimi të fundit.

Studiuesit thonë se vetëm 23% e njerëzve janë të gatshëm të udhëtojnë 25km për të takuar një person të ri jashtë zonës së tyre.

Ndërsa vetëm 13% e njerëzve ishin të kënaqur të njihnin dikë qoftë edhe nga një qytet tjetër.

Jana shton me shaka: “Besoj se jemi të gjithë dakord që djali të vijë i pari në zonën e vajzës. Nuk ka të bëjë me zonën e banimit, bembelizmi im shkon përtej udhëtimit. Tanimë nuk pranoj të bie dakord për të ngrënë darkë që në takimin e parë. Takimi le të shkojë ku duhet të shkojë në mënyrë natyrale, pa presione të jashtme”.

FOTO GALERI
2/5
Ajo pretendon se jeta e njohjeve të reja ka ndryshuar shumë që prej nisjes së pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA