Ndryshimi i pamjes së Najada Çomos, kandidates për deputete të Partisë Socialiste në Tiranë ka bërë zhurmë të madhe online.

Ajo ka hequr dorë nga e kuqja e ndezur dhe vetullat e zeza të theksuara duke u shfaqur me një pamje më natyrale me flokë bjonde duke i sjellë një look më natyral.

Siç shihet edhe në foto, Çomo që ka qenë për shumë vite në krye të Spitalit Infektiv, tashmë do të ketë një tjetër paraqitje.

E ndërsa një pjesë e mirë e komentuesve ishin pro ndryshimit të Najadës, mikesha e saj e ngushtë Vera Ostreni tregoi për “Ftesë në 5” se i mungonin flokët e kuq të doktoreshës.

“Najada ka qenë e bukur gjithmonë, jo vetëm fizikisht por në shpirt, në sjellje etj… Shokët, shoqet e fakultetit apo kolegët e punës edhe kur nuk u ka pëlqyer diçka nga “look-u” transgresiv nuk është se s’ kanë guxuar ta thonë, por kanë menduar që ajo është Najada dhe ne e pranojmë kështu siç është. Mua personalisht më mungojnë flokët e kuq!”, u shpreh ajo.

Më vonë shtoi se do i mungojë t’i thërrasë “ o ferrari i motrës” siç i ka thirrur gjatë 12-13 viteve me flokë të kuq.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA