Covid-19 i mori jetën 54 mjekëve/ Punonin në sektorin shtetëror, atë privat dhe disa ishin në pension

01/04/2021 19:38

Covid 19 na ka marrë shumë nga ata tek të cilët gjithkush prej nesh i shikon si shpresa e fundit.

Që kur u shënua rasti i parë i një mjeku që humbi jetën për shkak të Covid 19, na kanë ikur dhe 55 të tjerë. Por jo të gjithë përfshihen në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi një pjesë ishin në pension por vijonin të ofronin shërbim shëndetësor në spitale apo klinika private, pra në sistemin jo publik.

Mjekët, një pjesë e të cilëve të pambrojtur duke i shërbyer pacientëve që nuk ishin identifikuar me Covid, jo të gjithë kishin mundësi të respektonin masat mbrojtëse pasi edhe nuk i dispononin në qendrat ku ofronin shërbim me përjashtim të mjekëve në spitalet Covid.

Urdhri i mjekut insiston që Covid 19 të konsiderohet një sëmundje profesionale me qëllim që familjet që humbën jetën për shkak të Covid të përfitojnë nga ky status dhe familjet e tyre të ndihmohen sado pak nga ana financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA