“Mendon një të ardhme me Muratin, por mban qaforen e Locos”, përgjigjet Sindi: E kotë të aktroj…

29/03/2021 11:08

Sindi Loci, një prej konkurrenteve të Për’puthen, ka folur në lidhje me Elvisin, i cili u largua nga programi pasi publikoi fotografinë me litar që shkaktoi debate të ashpra në studio.

Pas largimit të tij, Sindi u fokusua tek Murati, por duket se nuk e ka harruar Elvisin dhe këtë e ka treguar me anë të postimeve në rrjete sociale.

Një prej ndjekësve i shkruajti, “Sindi ti mendon një të ardhme me Muratin, por akoma qaforen e Locos e mban”, i dhe ajo nuk e ka patur aspak problem që t’i përgjigjet.

“Kjo është pra që unë nuk di të aktroj. Loco ishte dikush shumë special për mua në atë reality show dhe sërish mbetet. Distanca bën të veten por kjo nuk do të thotë që çdo gjë shuhet menjëherë. Është e kotë të aktroj sikur ai s’ka patur asnjë kuptim për mua aty edhe sikur s’ka ekzistuar”, u përgjigj Sindi me shumë sinqeritet.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA