Sot i është dhënë lamtumira ish-kryeministrit të 1997-ës dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Analisti Eton Abilekaj tha mbrëmjen e sotme në Open se ai përsëri bëri një akt pajtimi mes partive politike në vend, sepse të gjithë lanë aktivitetet dhe ishin të pranishëm në ceremoninë mortore.
“Ai bënte opozitën më shumë se opozita, bënte debate shumë të forta por asnjëherë nuk pati shkëmbime të forta. dihej që ishte një njeri jashtë kornizave, nuk i bënte për interesa të tjera apo të tij personale, ishte gati të linte mandatin e deputetit që të ishte kryetar i Federatës së Futbollit, kishte mirëkuptim edhe jashtë partisë së vet, këta janë të rrallë. Me ikjen e tij ai shkarkoi gjithë tensionin e fushatës, u anuluan të gjitha aktivitetet, ishin të gjithë prezent, ai bëri përsëri një akt pajtimi me ikjen e tij“, tha ai.
Top Channel