Shijak, mbarojnë 567 shtëpi të reja/ Kryeministri inspekton projektet dhe ndjek nga afër vaksinimin e mësuesve
27/03/2021 19:32
Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku ka përfunduar ndërtimi i të gjithë banesave individuale te dëmtuara nga tërmeti. Në këtë bashki 567 familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre të reja. Dy kryefamiljarët e fundit i morën çelësat në dorë nga shefi i qeverisë.
Në Shijak po ecën me ritme të shpejta edhe procesi i vaksinimit i mësuesve.
Pas Shijakut, ndalesa e Kryeministrit ishte Fusha Kruja ku po ndërtohet një lagje e re rezidenciale me 128 shtëpi të reja të cilat do të jenë gati në Maj, pasuar nga 15 pallate të cilat do jene gati ne vjeshte.
Top Channel