Pasi lindi fëmijën e dytë/ Chiara Ferragni tregon mëngjesin e parë, me vajzën dhe bashkëshortin, të tre po ushqehen në mënyrën e tyre (Fotot)

24/03/2021 12:23

Chiarra Ferragni dhe Fedez u bënë me vajzë, në 23 mars.

Chiara nuk i ka kursyer fotot e të sapolindurës, duke ndarë me ndjekësit e saj momentet  e para me vajzën. Në mëngjesin e saj të parë, në shtratin e spitalit, Vittoria po ushqehet me qumësht gjirë, ndërsa Chiara ka zgjedhur një briosh dhe Fedez mban në dorë kafen e mëngjesit. “Mëngjes për tre”, shkruan influencerja.

Po ashtu, ajo vendosi të ndajë një video emocionuese, teksa Fedez mban në krah vajzën dhe nuk mund të mabjë lotët.

Çifti janë prindër dhe të një djalit, Leone, i cili pak ditë më parë mbushi 3 vjeç. Në një tjetër postim, Chiara ndihet e bekuar teksa tregon se të dy fëmijët kanë lindur afërsisht në të njëjtën periudhë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel