FOTO/ Kush është 30-vjeçarja shqiptare që vdiq në Itali, la pas një vajzë të vogël

24/03/2021 22:52

Denada Nerjaku është 30-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila u përfshi në një aksident të rëndë me pasojë vdekjen në Itali.

Ajo po drejtonte automjetin kur u përplas ballë për ballë me një kamion dhe më pas u përplas në mbrojtësen e rrugës. 30-vjecarja u transportua urgjentisht në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, por por ndërroi jetë gjatë natës.

Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël dhe vëllain e saj, i cili është gjithashtu banor i zonës së Savonës.

Të dy automjetet e përfshira në aksidentin fatal në autostradë janë sekuestruar nga policia dhe po vëzhgohen nga hetuesit, të cilët po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe arsyen e përplasjes së rëndë.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA