Sot ka shumë diskutime rreth normave dhe roleve gjinore.

Njerëzit kanë filluar t’i sfidojnë gjithnjë e më shumë, duke dalë nga ‘rolet e tyre tradicionale’ dhe duke qenë ata që duan të jenë, në vend të asaj që pret shoqëria.

Fotografi Nir Arieli nga Izraeli po ndihmon në sfidimin e këtyre normave duke kapur anën femërore dhe të butë të burrave. Fotografi filloi një projekt ku modelet meshkuj pozojnë, duken dhe paraqiten në një mënyrë të butë, të qetë dhe të bukur, në vend të mënyrës së zakonshme që burrat përfaqësohen në media.

Nir dëshiron të tregojë cënueshmërinë dhe emocionet tek burrat me fotot e tij.

“Në këtë projekt, unë përpiqem të ekspozoj një anë në burrërinë që unë besoj se ishte shtypur nga shoqëria gjatë gjithë historisë. Butësia dhe ndjeshmëria janë cilësi të bukura që nuk janë në vetëm tek femrat. Përmes kësaj pune, unë përpiqem të gjej këto cilësi tek burrat që fotografoj, të hap një dialog rreth tyre dhe t’u kujtoj shikuesve se lejohen të ndihen të lirë dhe se janë të bukur kur e bëjnë këtë “, tha fotografi.

 

FOTO GALERI
9/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA