Modelja e famshme Emily Ratajkowski u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë fëmijën nga lidhja me Sebastian Bear-McClard.

Modelja e famshme njoftoi përmes rrjeteve sociale që është bërë nënë duke postuar një fotografi teksa i jepte për të pirë fëmijës.

Sylvester Apollo Bear është pagëzuar fëmija i Emilyt, e cila ka vendosur të mos e tregojë gjininë, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj duan ta rritin fëmijën në një ambient neutral sa i përket gjinisë.

Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, 29-vjeçarja i ka çuditur të gjithë me barkun e sheshtë.

Ajo ka pozuar para pasqyrës me pizhame dhe ka mahnitur me dukjen pas shtatzënisë.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA