Fitorja 3-1 ndaj Atalantës në Champions League që i kualifikoi madrilenët në çerekfinale, u pasua nga një tjetër sukses 3-1 për Realin e Madridit, këtë herë në transfertën galiciane ndaj Celta Vigos në kampionat me Los Blancos që e ngushtuan për momentin në vetëm 3 pikë distancën me Atleticon kryesuese që ndeshjen e kësaj jave do të luajë të dielën ndaj Alaves.

Edhe në takimin ndaj Celtas, Realin e mori për dore Karim Benzema i cili shkëlqeu me dy gola dhe një assist në rastin e golit të tretë të shënuar nga Asensio.

Për Celtan realizoi në minutën e 40-të, golin provizor që i çoi shifrat në 1-2 Santi Mina. Ndeshjen e radhës në kampionat Reali do ta ketë ndaj Eibar në datën 3 prill, ndërkohë që Benzema me këto dy gola shkoi në kuotën e 17 finalizimeve në kampionat duke rritur shanset për Këpucën e Artë për të cilën është në garë me Lionel Messin dhe Luis Suarez që pozicionohen në 2 vendet e para respektivisht me 21 dhe 18 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA