Java e dytë e Kategorisë së Parë regjistroi 3 fitore në transfertë dhe bëhet fjalë për Korabin, Besën dhe Bylis.

Skuadra dibrane arriti të mposhë Besëlidhjen në Lezhë me rezultatin 2-1 duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në këtë sezon të ri. Ishte një ndeshje që pati dramën brenda saj për shkak të gjendjes së Lorenc Trashit që u dërgua në spital për shkak të dhimbjeve të forta në stomak. Taulant Marku dhe Hernan Reçi shënuan për Korabin, ndërsa për Besëlidhjen golin e vetëm e shënoi Akansase.

Besa i dha leksion futbolli Sopotit në Librazhd duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 me gola të shënuar nga Redon Danaj, Fatmir Prengaj, Manfredas Ruzgis dhe Ermir Spahiu me penallti. Ndërsa Bylis fitoi në fushën e Orikut me rezultatin 2-1.

Iliria dhe Pogradeci ishin skuadrat e tjera që morën maksimumin në ndeshjet e tyre që i luajtën në shtëpi. Iliria iu imponua Kukësit duke e mposhtur me rezultatin 3-1 me skuadrën verilindore që e mbylli ndeshjen në inferioritet numerik. Ndërsa Pogradeci arriti të gjunjëzojë Kastriotin duke e mundur me rezultatin 2-1

Top Channel