Show i golave në Romë, Moreira i prish festën Lazios, Milan merr një pikë të çmuar
Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare kanë lënë gjurmën e tyre në transfertën e Olimpija Ljubljanës ndaj Koperit.
Marvin Çuni dhe Indrit Tuci kanë qenë protagonistët kryesorë në fitoren e thellë të skuadrës së tyre, që aktualisht kryeson 0-3.
Kliko këtu për të parë golin e Marvin Çunit
Çuni ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 52-të, duke gjetur rrjetën për herë të dytë këtë sezon. Vetëm dy minuta më vonë, sulmuesi kuqezi ka asistuar për Mitrovskin, i cili ka dyfishuar avantazhin e Olimpijas.
Festën shqiptare në këtë sfidë e ka kompletuar Indrit Tuci. Futbollisti i Kombëtares ka shënuar golin e tretë në minutën e 67-të, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer të Olimpija Ljubljanës. Për Çunin, bilanci në këtë sezon shkon tashmë në dy gola dhe dy asistime, ndërsa Tuci gjen një tjetër gol të rëndësishëm në prag të rikthimit te Kombëtarja.
Kliko këtu për të parë golin e Endrit Tucit
Dhe koha nuk mund të ishte më e përshtatshme. Vetëm një javë na ndan nga grumbullimi zyrtar i Shqipërisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj forma dhe minutat e dy sulmuesve kuqezi janë një sinjal pozitiv për stafin teknik të Kombëtares.
Top Channel