Brukseli kërcënon me shtrëngim vizash/ Ç’ndodh në qershor me vendet jo anëtare të BE-së 

19/03/2021 12:05

Komisioni Europian po kërcënon të vendosë kufizime vizash për vendet jo-anëtare të bllokut të cilat refuzojnë të marrin mbrapsht qytetarët e tyre.

Komisioneri i promovimit të mënyrës europiane të jetesës, Margaritis Schinas deklaroi se Brukseli po shikon mundësitë për të inkurajuar vendet  e treta të rimarrin emigrantët, dhe mes mënyrave që ai mund të përdorë, do të jetë përdorimi i vizave si formë presioni e shtuar mbi elitat politike të vendeve ku emigracioni është në nivele të larta.

Ky është një mjet i ri që kemi në dispozicion, i ashtëquajturi kod i vizave që na lejon të vlerësojmë një pjesë të 35 vendeve për të parë nivelin e tyre të bashkëpunimit dhe ne në këmbim, do të përcaktojmë dhënien e vizave. Është një strukturë e re, ne jemi në fazën e parë të vlerësimit dhe në qershor do të dalim me propozime e veprime konkrete. Procesi është në vazhdim. Nuk dua të përmend vende të caktuara, por dua të them se ky është një mjet mjaft i rëndësishëm për ngritjen e dimensionit të jashtëm të politikës sonë të emigracionit”, u shpreh Margaritis Schinas .

Edhe pse numri i emigrantëve ka rënë në Europë, vitin e kaluar, duke qenë së kujfitë u mbyllën për shkak të pandemisë, kjo çështje vazhdon të mbetet një gjemb në shpinë për mjaft vende anëtare te BE-së. Lista e shteteve të diskutuara nuk është bërë ende publike. Shqipëria është mes 10 vendeve të para për nga numri i lartë i azilkërkuesve në krah të Sirisë e Afganistanit. Një shqetësim të BE-në duket se e përbën në mënyrë të veçantë Turqia e cila që prej gushtit nuk ka marrë mbrapsht asnjë refugjat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA