Pas një viti nga fillimi i funksionimit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, shohin dritën e botimit 4 librat e parë.
Kolana “Thesaurus” hapet me librin “Vepra historiko – filologjike dhe publicistike të De Radës”, e kuruar nga Profesor Jup Kastrati, plot 905 faqe. Produkt i një pune 60 vjeçare. Ky libër është një përmbledhje e shkrimeve me karakter filologjik dhe historik të De Radës.
Kolana plotësohet nga Monografia “Santori, poet dhe dramaturg”, ʺNjë rrugëtim në ngulimet arbëresheʺ. Në botimet e para të QSPA përfshihet edhe monografia e njërës prej studiuesve të qendrës, Dr. Silvana Nini, etnografe, e cila sjell studimin “Një rrugëtim etnografik mbi veshjet e Arbëreshëve të Italisë së Jugut”, shoqëruar me vizatime të veshjeve.
Për vetë qendrën kjo është një arritje e madhe, duke marë parasysh dhe faktin që viti i parë i krijimit të saj, përkoi me një vit pandemie.
Top Channel