Është vetëm 3 vjeç, shqiptar por jeton në NJu jork, dhe videot e tij të gatimit po bëjnë namin në Tik Tok.

Quhet Ilirian Kameraj dhe ka aktualisht me qindra e mijëra ndjekës në rrjetin social ku poston video duke eksperimentuar në kuzhinë me nënën e tij.

Dhe mëngjesin e të mërkurës, ai ishte i ftuari më i lezetshëm i emisionit të mëngjesit “Wake Up”, të cilin e përshëndeti me një video, duke qenë se për shkak të ndryshimit të orës, nuk mund të qëndronte zgjuar për të qenë i pranishëm përmes skype-t në emision.

3 vjeçari është aq i adhurueshëm sa që më shumë se gatimet, josh vetë ai.

Nëna e tij ka treguar për mediat shqiptare, interesi i të cilave nuk ka munguar, se gatimet nisën fillimisht si një mënyrë për të argëtuar 3 vjeçarin, por gjatë pandemisë, ata e gjetën veten gjithnjë e më shumë në kuzhinë, dhe atje lindi ideja e shpërndarjes së videove në Tik Tok.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA