“Më gjetën nudo”/ Këngëtarja e famshme rrëqeth me rrëfimin e jetës: Humba virgjërinë në një përdhunim

17/03/2021 09:31

Këngëtarja Demi Lovato ka rrëfyer së fundmi historinë tronditëse të jetës së saj, ku është sulmuar dy herë seksualisht.

Ajo është rrëfyer në serinë e dokumenteve në kanalin e saj në Youtube se u përdhunua në adoleshencë teksa punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000, nga dikush që nuk u përball kurrë me pasoja.

Teksa foli për traumën që ka kaluar, përmendi varësinë dhe nga droga në korrik të vitit 2018. Në disa intervista të filmuara gjatë vitit 2020, Lovato përshkroi çrregullimin e ushqimit, pa lënë pa përmendur edhe traumën e përdhunimit për herë të dytë.

Ajo rrëfeu se është sulmuar seksualisht natën e mbidozës në 2018-ës nga shitësi i drogës

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo dhe më la të vdekur. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie konsensuale.” tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

Teksa rrëfente traumat që kaloi në adoleshencë, ajo tha se se ka qenë periudha më e keqe e jetës së saj.

“Kam humbur virgjërinë time në një përdhunim. Unë e takova atë person një muaj më vonë dhe gjithçka që bëri ishte vetëm të më bënte të ndihesha më keq”.

“Të dyja kohët ishin “ri-miratime të traumave’ dhe unë me të vërtetë e ‘rraha’ veten për vite me radhë, prandaj edhe e kisha shumë të vështirë të pajtohesha me faktin se ishte një përdhunim kur ndodhi”, tha Lovato.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA