Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Që pas pjesëmarrjes në “Për’puthen”, Ina Kollçaku, është kthyer në një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Ajo është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale, ku së fundmi ka zbuluar se është infektuar nga Covid-19.
Në një postim në “Instastory”, Ina teksa tregon se është prekur nga koronavirusi, shkruan se e ka lënë në gjumë për 17 orë.
“Kam qenë duke fjetur për 17 orë. Si po e përballoj Covid-19”, shkruan ish-konkurrentja e “Për’puthen” në postimin e saj.
Ina nuk ka zbuluar se çfarë simptomash ka pasur apo si është tani gjendja e saj shëndetësore. Por ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që ti tregojnë se çfarë aktivitetesh mund të bëjë gjatë kësaj periudhe që është e izoluar.
“Aktivitete gjatë ditëve të Covid… Ndonjë ide”, ishte postimi që bëri bukuroshja bionde ditën e sotme.
Top Channel