Dy persona të pajetë janë gjetur në lagjen “Emshir”, të Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 policia ka marrë informacionin për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor“, tha Ahmeti.
Policia e Kosovës konfirmoi se ka nisur hetimin për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje ndërkohë që për momentin nuk jep asnjë detaj tjetër. Nuk janë të ditur as identitetet e viktimave për momentin.
Mediat lokale raportojnë se zona ku është regjistruar kjo ngjarje e rëndë është e mbushur me policë ndërkohë që më shumë detaje do të mund të mësohen në vijim.
Top Channel