“Çdo gjinie, jo vetëm meshkuj”/ Aktorja 74-vjeçare në kërkim të partnerit, habit të gjithë me kërkesën: Të ketë bërë vaksinën

12/03/2021 11:31

Pandemia ka ndryshuar mënyrën e të menduarit në lidhje me kërkesat që kanë njerëzit kur vjen fjala tek partneri që duan të kenë përkrah vetes.

Aktorja e famshme, Susan Sarandon, na ka habitur të gjithë me kërkesën që ka për parnerin/en e saj të ardhshme.

Ajo nuk e ka problem nëse është mashkull apo femër, por kërkon vetëm që të ketë bërë vaksinën anti-Covid.

Fituesja e çmimit Oskar ishte e ftuar në podkastin “Divorced Not Dead”, kur u pyet për tipin e mashkullit që po kërkon në jetë. “Çdo gjinie, jo vetëm meshkuj”, u përgjigj 74-vjeçarja.

Por Susan shtoi se duhet që të jetë i vaksinuar. “Nuk më intereson nëse është burrë apo grua. Dua të them që jam e hapur për çdo moshë dhe ngjyrë. Këto për mua janë thjesht detaje. Por ajo që më intereson është dikush që dëshiron të bëjë aventura”, u shpreh aktorja e famshme.

Kërkesat e saj nuk mbaronin këtu! Sarandon vijoi duke thënë se dëshiron pranë saj një njeri që nuk kërkon që të krijojë një familje.

Kujtojmë se ajo është nëna e aktores Eva Amurri, 35 vjeç, të cilën e ka me regjisorin italian Franco Amurri, si dhe fëmijët e saj me aktorin Tim Robbins: regjisorin Jack Henry Robbins, 31 vjeç, dhe muzikantin e aktorin Miles Robbins, 28 vjeç.

Lidhja e saj e fundit publike ka qenë me regjisorin Jonathan Bricklin, që përfundoi në 2015.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA