Mbretëresha Elizabeth II thuhet se është lënduar shumë pas intervistës së Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey.
“Mbretëresha, e cila kurrë nuk ka dhënë një intervistë zyrtare në media, thuhet se është shkatërruar nga zbulimet tronditëse dhe dëmtimit që iu bë Familjes Mbretërore”, tha Katie Nicholl për Vanity Fair.
Sipas Nicholl, Pallati Bukingham ka bërë një deklaratë të martën në mbrëmje pas gati 48 orësh takimesh, bisedimesh mbi krizat dhe bisedave private familjare.
“Burimet thonë se deklarata është krijuar për të shuar ‘zjarrin’ pas intervistës së Harryt dhe Meghan”, vazhdoi më tej Katie.
Derisa ende nuk dihet nëse Mbretëresha ka parë intervistën, 94 vjeçarja raportohet se u informua nga ndihmësit e pallatit të hënën në mëngjes. Të hënën, Nicole ndau se Princi Charles, 72 vjeçar, dyshohet se ishte ‘në një gjendje dëshpëruese’ pasi djali i tij i vogël, 36 vjeçar, foli me Winfrey.
“Siç raportoi Vanity Fair të dielën, Harry ishte duke dërguar një email të atit për të justifikuar se përse kishin bërë intervistën”, thotë më tutje Nicholl.
Intervista e Meghan dhe Harry u bë emisioni me më së shumti klikime në botë për vitin 2021 deri më tani.
Top Channel