Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka marrë plot kritika pas publikimit të klipit të ri, “Sacrifice”.
Bebe Rexha u shfaq mjaft “e ashpër” në klipin e këngës së re, duke sjellë një performancë provokuese aq sa edhe “të frikshme”, ku në disa skena të klipit shfaqej e mbuluar me gjak.
Në një prej skenave më të egra, artistja shqiptare shfaqet me dhëmbët e vampirit, duke kafshuar një mashkull për ta helmuar atë, përshtatur në mitet me vampirë.
Bebe Rexha publikoi të martën një video nga xhirimet e klipit në Instagram, ku shfaqeshin pikërisht momente nga xhirimet e kësaj skene.
“Asnjë mashkull nuk është lënduar gjatë bërjes së kësaj videoje”, shkroi 31-vjeçarja në Instagram.
“Sacrifice” është vetëm një nga këngët e albumit më të ri të shqiptares, i cili do të dalë në shitje këtë vit.
Top Channel